Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas 6 vitesh armiqësi, pajtimi i Taylor Swift me Katy Perry-n tani në një videoklip

Pas 6 vitesh armiqësi, pajtimi i Taylor Swift me Katy Perry-n tani në një videoklip
June 17
23:48 2019

Taylor Swift ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor me titull: “You need to calm down”.

Pjesë e të videoklipit të këngëtares së famshme janë emrat e njohur si Ellen Degeneres, Rayan Reynolds, etj. Por supriza është prania e Katy Perry.

Pas 6 vitesh armiqësi, Taylor dhe Kate kanë ngritur flamujt e bardhë dhr shfaqen për disa minuta në fundin e klipit duke u përqafuar ne njëra-tjetrën: Katy e veshur si hamburger ndërsa Taylor si patate të skuqura.

Kënga e Swift duket si një himn për tolerancën dhe mirëkuptimin dhe momenti i pajtimit me Katy-n është padyshim shembulli ideal për të përcjellë mesazhin e këngës.

Ky pajtim i vajzave në klip nuk erdhi papritur, pasi vetëm pak ditë më parë ato treguan në Instagram që i kanë rregulluar marrëdheniet mes tyre, nëpërmjet disa biskotave të cilat Taylor ia kishte dërguar Katy me shkrimin:  “Më në fund paqe”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje