Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas 56 vitesh karrierë, Jackie Chan më në fund nderohet me një “Oscar”

Pas 56 vitesh karrierë, Jackie Chan më në fund nderohet me një “Oscar”
November 14
10:00 2016

Jackie Chan ka një karrierë që numërohet me dekada tashmë në industrinë e filmit e kinematografisë. Më në fund, pas kaq shumë vitesh aktor komik, Chan, në moshën 62-vjeçare, është nderuar me një çmim “Oscar”. Në edicionin e tetë të Governors Awards në Hollywood në Los Angeles, tre kolegët e tij, Tom Hanks, Michelle Yeoh dhe Chris Tucker, i kanë dhënë çmimin në fund të mbrëmjes.

“Governors Awards është një event dhe një shans për akademinë të vlerësojë punën e një artisti të madh  si Jackie Chan. Ai ka punuar kryesisht me  filma komikë të ndërthurur me aksion e  artet marciale, dy zhanre që duhet thënë se kanë qenë  për disa arsye historikisht paksa të anashkaluar  në “Oscar””,- është shprehur Hanks.

“Jackie bën diçka që asnjë nga legjendat e mëdha të ekranit nuk ka mundur ta bëjë. Jackie, të dua dhe urime! Jam kaq i nderuar  t’i prezantoj çmimin “Oscar” mikut tim Jackie Chan”.

Chan e pranoi çmimin duke e quajtur atë një “ëndërr” dhe duke reflektuar mbi kujtimet e tij të mëparshme teksa shihte me prindërit se si aktorët e tjerë nderoheshin me një çmim të tillë.

“Babai im gjithmonë ka thënë: “O bir, ti ke bërë kaq shumë filma në botë  kur do të marrësh një kupë të tillë? Pastaj unë e shihja babain dhe i thosha: Baba, unë bëj vetëm filma komikë dhe aksion. Pas 56 vitesh në këtë industri dhe pasi kam bërë mbi 200 filma, sigurisht që pasi kam thyer edhe shumë brinjë më në fund ky çmim është i imi. Jam i nderuar të jem mes jush”,- është shprehur aktori Chan./Blitz.al/

Komento
Shperndaje