Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas 24 orësh, më në fund merret vesh arsyeja se përse Justin Bieber dhe Hailey ishin duke qarë bashkë

Pas 24 orësh, më në fund merret vesh arsyeja se përse Justin Bieber dhe Hailey ishin duke qarë bashkë
August 10
10:30 2018

Bëri xhiron e rrjetit jo vetëm në mediat e huaja por edhe në ato shqiptare, një foto e shkrepur nga paparacët ku dukej se çifti i sapo-fejuar Justin Bieber dhe Hailey Baldwin ishin duke ngushëlluar njëri tjetrin teksa qanin bashkë.

Normalisht që prej momentit të parë kur fotoja doli në rrjete sociale, njerzit nisën të aludonin rreth arsyeve që e çuan çiftin në atë gjendje emocionale. Edhe pse shumica po bënin humor lidhur me faktin se arsyeja përse ata qanin kishte lidhje me Selena Gomez (ish-in e Justin), sërish gjithçka mbeti e paqartë.

Ka qenë vetë këngëtari i cili ka sqaruar situatën për TMZ. “Nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme. Po flisnim rreth gjërave të këqija që kemi kaluar në jetë dhe në një moment nisëm të lotonim të dy. Nëse partneri juaj nuk qan kur ju qani, atëherë nuk është dashuri. Ne duhemi ndaj dhe dhembjen e ndjejmë bashkë” – është shprehur Justin.

Pra, vajza, i dashuri juaj, a qan kur ju mërziteni? Bëjini llogaritë vetë…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje