Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas 2 viteve, Zayn Malik dhe Gigi Hadid i japin fund lidhjes së tyre

Pas 2 viteve, Zayn Malik dhe Gigi Hadid i japin fund lidhjes së tyre
March 14
12:51 2018

Një ndër çiftet më të dashura për publikun tashmë i ka dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Gigi Hadid dhe Zayn Malik pas 2- viteve kanë marrë një vendim të papritur për të cilin vetë ata  kanë kanë lajmëruar fansat e tyre. Në një postim në Twitter Zayn shkruan:

“Gigi dhe unë kishim një marrëdhënie shumë të pabesueshme, me shumë dashuri dhe argëtim. Unë kam një respekt dhe adhurim të madh për Gigi-n si një grua dhe shoqe. Ajo ka një shpirt aq të pabesueshëm. Unë i jam mirënjohës të gjithë fansave tanë, që po respektojnë këtë vendim të vështirë dhe nuk po e shkelin privatësinë tonë. Ne donim që këtë lajm t’ua jepnim ne të parët. Ju duam të gjithëve”

Në fakt disa ditë më parë qarkullonin thashetheme se ata do të fejoheshin porn a doli e kundërta, sipas “The Sun”  çifti e ka marrë këtë vendim për arsye të impenjimeve të shumta që kanë në karrierën e tyre dhe nuk takohen pothuajse fare.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje