Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas 15 vitesh, seriali yne i preferuar në adoleshencë rikthehet me seri të reja!

Pas 15 vitesh, seriali yne i preferuar në adoleshencë rikthehet me seri të reja!
August 25
09:59 2019

Mjafton të themi “Lizzie McGuire” dhe me siguri të gjithë do e kujtoni serialin e famshëm për adoleshentë me protagoniste, aktoren Hilary Duff.

Duff luante rolin e një 15-vjeçareje, ku tregoheshin të gjithë problemet e dilemat e moshës me të cilat ajo përballej çdo ditë.

Tashmë, pas 15 vitesh mungesë në ekran, aktorja ka lajmëruar se seriali do të rikthehet sërish, por me seri të reja.

Në seritë e reja, padyshim seriali vjen me ndryshime. Këtë herë Hilary do të luajë rolin e Lizzie-t 30-vjeçare, e cila tashmë është më e sigurt në vetvete.

Ajo do të bëjë punën e ëndrrave në New York, do të ketë një buxhet më të madh për të blerë këpucë dhe në krahë të dashurin perfekt.

Megjithatë, ajo ende do të jetë në kërkim të asaj që do të bëjë më pas.

Seriali i ri “Lizzie McGuire” do të transmetohet në “Disney+” dhe gjithë fansat e serialit po e presin me padurim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje