Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pas 13 vitesh në transmetim, mbyllet programi i njohur i Vizion Plus

Pas 13 vitesh në transmetim, mbyllet programi i njohur i Vizion Plus
November 08
14:52 2019

Ndërkohë që projekte të ndryshme kanë nisur të zhvillohen dhe promovohen në televizion,  ka edhe nga ata që mbyllen.

Ditën e sotme është njoftuar se pas 13 vitesh transmetimi, programi satirik “Bypass Show” nuk do të jetë më në transmetim.

Përmes një lajmërimi në Facebook faqja e këtij emisioni shkruan se udhëtimi i tyre ka marrë fund.

“Miq të Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qenë bashkë në një udhëtim fantastik përmes satirës, nëpërmjet të cilës jemi përpjekur të sjellim tek ju realitetin ashtu siç është në të vërtetë. Në kuptimin e plotë të fjalës, kemi ndejtur shtrembër dhe kemi folur drejt.  Por si çdo gjë në këtë botë edhe udhëtimi ynë e ka një fund. Nga sot Bypass Show nuk do ta vazhdojë më transmetimin e tij në TV Vizion Plus, ku ndiqej prej më shume se një dekade. Ju falenderojmë përzemërsisht që keni qenë pjesë e hapesirës sonë “disinformuese” dhe sic thotë edhe Bajko… RELAX!”,- shkruhet në postim.

Por nuk dihet nëse “Bypass Show” do të transmetohet në një tjetër logo apo e ka mbyllur përfundimisht rrugëtimin./Blitz.al/

Share