Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Partneri i Almedës gati për filmin e ri, i biri e shoqëron në sheshxhirim

Partneri i Almedës gati për filmin e ri, i biri e shoqëron në sheshxhirim
August 22
09:47 2019

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi prej pak muajsh janë bërë prindër për herë të parë. Por ndërkohë që ish-missi shqiptar ka vendosur që kohën pas ardhjes në jetë të djalit, Efehan, t’ja kushtojë të gjithën atij, pa u angazhuar në asnjë projekt të ri, Tolga është duke punuar për një film të ri.

Në fakt, prej postimeve në Instagram, xhirimet për filmin “Kampioni”, ku aktori turk duket se do të ketë rolin protagonist, kanë filluar prej disa kohësh, madje dhe trailer-i i parë i këtij projekti është publikuar:

 

View this post on Instagram

 

“ Sampiyon “ yeni tanitim … Eylul ayinda @trt1 ‘de gorusmek uzere 🥊…

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Gjithsesi kohët e fundit, Tolgës i është dashur të jetë më i pranishëm në sheshxhirim, çka ka bërë që të qëndrojë dhe larg familjes. Si e ka zgjidhur familja këtë? Epo Efehan ka nisur që tani ta vizitojë të atin në sheshxhirmin e filmit, që ai të mos ja ndjejë shumë mungesën, por dhe vetë i vogli duket se ka kaluar mjaft mirë:

 

View this post on Instagram

 

“Küçük Şampiyon Efehan” 🏆We are the champions, my friends And we’ll keep on fighting ’til the end🥊

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Kampioni i vogël Efehan”- shkruan aktori në postimin në Instagram dhe siç bëhet në këto raste shkruan dhe tekstin e këngës “We are the champions” nga Queens.

Padyshim që vizitat në “punë” nga djali do ta shtyjnë Tolgën që të jetë akoma dhe më i dedikuar ndaj projekteve të tij, ndërkohë që Efehan mund të shohë nga afër sheshxhirimet dhe të vendosi herët për karrierën e së ardhmes, nëse do të ndjekë shembullin e mamit dhe babit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje