Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Partia Demokratike në zi , humb jetën një ndër themeluesit e parë të saj…

Partia Demokratike në zi , humb jetën një ndër themeluesit e parë të saj…
April 16
08:28 2018

Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga themeluesit e parë të Partisë Demokratike. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kjo parti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Përbri fotots së Altinit ata shkruajnë:

“Partia Demokratike shpreh ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të Altin Qoshes, studentit të dhjetorit, që u shqua mes nesh për kurajon dhe urtësinë në kohë të vështira.

27 vite më parë, Altin Qoshja, së bashku me 342 studentë e pedagogë, firmosën mbrëmjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partisë Demokratike.

Gjatë lëvizjes studentore, ai u rendit ndër të rinjtë e parë të cilët kundërshtuan regjimin diktatorial dhe deri në ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte një nga demokratët më të përkushtuar.

Me dhimbje të thellë, ngushëllojmë familjen dhe miqtë e Altinit!

I paharruar qoftë mes nesh!”

Epo, nuk na mbetet që tjetër veç se tu shprehim ngushëllimet të afërmve!/Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje