Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paris Jackson reagon kundër akuzave për foto pornografike të babait të saj

Paris Jackson reagon kundër akuzave për foto pornografike të babait të saj
June 22
16:08 2016

Pas publikimit të një raporti të policisë, ku pretendohej se Michael Jackson kishte fotografi pornografike fëmijësh dhe të torturave të kafshëve ka reaguar menjëherë vajza e tij, Paris Jackson.

Ajo ka thënë: “Për fat të keq, negativiteti gjithmonë do të shesë. Unë u bëj thirrje të gjithë fansave që të mos besojnë ato çfarë shpifin parazitët për të shkatërruar karrierën e tij. Njerëzit e mirë gjithmonë shkatërrohen. Unë do të vazhdoj të tregoj se babai im ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i pastër”.

Edhe pas deklaratave të policisë Paris Jackson vazhdon të këmbëngulë se babai i saj është  i pafajshëm dhe njerëzit kërkojnë t’i prishin imazhin.

Etiketimet
Shperndaje