Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paris Hilton i kujton Kanye West se kush e bëri të famshme bashkëshorten e tij

June 30
10:41 2016

...

Picture 1 of 13

Historia se si Kim Kardashian u bë e famshme dihet tashmë. Shumë kohë para se të bëhej e famshme nga reality show, të gjithë e mbajnë  mend që ajo ka punuar për Paris Hilton. Paris është bërë pjesë e një “meme” në Instagram, që ironizon videon e famshme “Famous” të Kanye West, bashkëshortit të Kim Kardashian , në të cilën shfaqen shumë personazhe publike të zhveshur.

Në foton e postuar në Instagram nga një faqe e quajtur “littlehiltonboy” fytyra e Taylor nga klipi ishte zëvendësuar me atë të Hilton  dhe mbi të ishte shkruar: “Unë e bëra b**ch e tij të famshme”. Nuk ka vonuar shumë dhe Paris i ka bërë “like” postit. Kështu padyshim duhej të ktheheshim edhe një herë në të kaluarën për të kujtuar marrëdhënien e Kim dhe Paris. Shfletoni galerinë dhe shihni fotot e dy mikeshave që ndoshta i keni harruar edhe pse tanimë ato nuk kanë më simpati për njëra-tjetrën.

Komento
Shperndaje