Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paris Hilton deklaron se ka shpikur selfie-n, çmendet rrjeti, përfshihet në debat edhe vetë BBC!

Paris Hilton deklaron se ka shpikur selfie-n, çmendet rrjeti, përfshihet në debat edhe vetë BBC!
November 20
18:52 2017

Të dielën Paris Hilton deklaroi se ka shpikur selfie-n. Trashëgimtarja Hilton i jep pak merita edhe shoqes së saj të famshme Britney Spears lidhur me këtë temë, për të ruajtur modestinë.

“Si sot, 11 vite më parë, unë dhe Britney shpikëm selfie-n!”

Çfarë deklarate!

Megjithatë e mirënjohura BBC rishikoi disa fakte, duke treguar prova të selfie-s që para 100 vjetësh. Në fakt, selfie-a e parë që atëherë u konsiderua si një autoportret banal, daton që në 1839.

Deklarata e Hilton-it ishte kaq befasuese sa që shkaktoi rrëmujë të madhe  në Twitter, duke bërë që edhe personazhe të famshme të postojnë ‘prova’ që dëshmojnë se Hilton nuk ka qenë e para që ka bërë selfie. Lufta në Twitter vazhdon akoma ndërkohë që ne pyesim: njerëz mos ndoshta Paris po bënte shaka, pse gjithë ky ‘gozhdim’? /Blitz.al/

 

 

 

 

Shperndaje