Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paradoksi: Ankohemi për fotot seksi dhe kurimin e tepruar të VIP-ave duke i mbështur me “like” pafund

Paradoksi: Ankohemi për fotot seksi dhe kurimin e tepruar të VIP-ave duke i mbështur me “like” pafund
June 15
09:52 2017

Rastësisht teksa po eksploronim në profilin e këngëtares Enca në Instagram, padashur e pa kuptuar arritëm të bëjmë një eksperiment sociologjik vetëm duke krahasuar fotot e saj.

Shpesh dëgjojmë rreth e rrotull publikun të ankohet në masë për fotot tejet provokuese, kurimin e rënduar, përdorimin e photoshop-it te personazhet dhe aq më tepër kur këto të fundit janë këngëtare: shënjestra është akoma më e thellë! Kjo sepse këngëtaret supozohet të kenë zë dhe vetëm zëri mjafton që ato të jenë të dashura për publikun.

Po sikur t’ju thoshim se: JO, JUVE NUK I PËLQENI VAJZAT PA MAKEUP DHE POZA PROVOKUESE?

Ne jetojmë në një shoqëri paradoksesh dhe, si e tillë, asgjë nuk duhet të bëjë më habi, por realisht mjaftojnë disa numërime “like”-sh në Instagram për të kuptuar se po, seksi shet dhe të qenit e kuruar shet gjithashtu.

Përpara 1 dite, Enca ka postuar një foto shumë provokuese ku është kuruar në masë dhe ajo ka marrë më shumë se 53.000 “like” dhe më tepër se 1200 komente për atë foto.

Ndërkohë, në një foto tjetër pas kësaj, ku Enca është shfaqur e mbuluar tërësisht, pa asnjë makeup në fytyrë, ashtu “ujë dhe sapun”, ka marrë vetëm 36.000 “like” dhe 603 komente, gati gjysma e atyre ku ajo shfaqej shumë seksi.

Tani, mblidheni mendjen: si e doni Encën të shfaqet se kur ajo bën vajzën seksi shënjestrat janë gati për ta quajtur “shumë e bërë”, por kur ajo vendos të jetë ndryshe, pra origjinale, duket se nuk ju pëlqen edhe aq shumë…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje