Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pamjet e papublikuara më parë në “Big Brother”. Olsi – Damianos: “Hajde në një rrugë me mua të marrësh 100 mijë euro”

Pamjet e papublikuara më parë në “Big Brother”. Olsi – Damianos: “Hajde në një rrugë me mua të marrësh 100 mijë euro”
April 23
12:24 2017

Sot puntata e “Fan Club” në Top Channel, me moderatore Albana Osmanin dhe opinionist Olti Currin, ka nisur me një moment shumë delikat nga shtëpia e “Big Brother”. Në një moment kur Olsi ka qenë duke debatuar me Damianon, Olsi në tone të larta i thotë Damianos: “Hajde me mua të të mësoj të fitosh 100 mijë euro në një rrugë” duke nënkuptuar kështu që të merret me drogë.

Në studio, Olti Curri ka thënë se në fakt ky rast duhet të ndiqet edhe nga policia, sepse kjo është e patolerueshme dhe nëse Olsi e ka thënë me shaka kjo nuk ka kuptim. “Aty brenda të gjithë japin mesazh, me shpresën që njerëzit të çojnë mesazh duke i mbrojtur, Olsi përmend këto sepse këta çunat që thotë mund ta votojnë por kjo nuk është gjithmonë e suksesshme. Jo përzjeva mallin, shita mallin, i bëj 100 mijë euro, po nëse i bëj këto nuk do ishe në “Big Brother” sepse nuk do të kishe nevojë për ato lekë. Nuk është çudi që Olsin ta shohim këtu herës tjetër me këto gabime që bën”, – është shprehur Olti. /Blitz.al/

IMG_3239

Shperndaje