Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pamela Anderson pozon nudo për promovim këpucësh

March 22
00:02 2016

 

...

...
Picture 1 of 5

Pamela Anderson nuk ka pasur turp asnjëherë të heqë rrobat me një arsye të caktuar.

Modelja dhe aktorja e ka bërë përsëri këtë gjë. Ajo ka pozuar  nudo për promovimin e një linje këpucësh në “Paper Magazine”. Anderson ka bashkëpunuar me projektuesin  French Amelie Pichard për këpucët me materiale vegan që nuk kanë produkte toksike.

Linja e këpucëve të hapura te gishtat, me lidhëse mbrapa dhe te shputa kanë përbërje rubini. Secila palë prej këtyre këpucëve ka një shkëlqim mbi thembra që Pami jua ka shtuar vetë.

“Kur erdha në shtëpi pas një nate jashtë me miqtë e mi, këpucët e mia ishin të mbuluara nga vezullimi, njëlloj si unë”,-ka thënë ajo për “Paper”.

10% e të ardhurave nga linja e këpucëve do të shkojnë për fondacionin “Pamela Anderson” që kujdeset për të drejtat mjedisore dhe të drejtat e kafshëve.

“Ne jemi të gjithë  arkitektë në një botë të re”,-ka thënë Pamela.

Kjo është një tjetër thirrje si herën e parë kur Pami nxiti një kauzë duke hequr rrobat. Në 2003-shin ajo u vesh  me bikini për t’u bërë thirrje njerëzve që të bëheshin vegjetarianë.

Duke pasur parasysh vëmendjen dhe publicitetin që Anderson ka fituar vitet e kaluara, nuk do të jetë e pabesueshme në qoftë se Pamela edhe këtë vit do të jetë përsëri në majë duke bërë bujë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje