Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pamela Anderson kundër pornos: Është një rrezik i madh!

Pamela Anderson kundër pornos: Është një rrezik i madh!
September 02
17:25 2016

Ish-bukuroshja e “Baywatch” ka shkruar një letër për “Wall Street Journal”, për të mbështetur idenë se pornografia është një rrezik i paprecedentë.

Një deklaratë e çuditshme kjo, kur mendon se Pamela Anderson ka qenë një ikonë e “Playboy”-t dhe ka qenë pjesë e dy videove porno amatoriale, të cilat janë bërë shumë të famshme.

“Mënyra se si porno serviret falas, është i aksesueshëm në mënyrë anonime, e bën atë një rrezik të madh. Është thuajse e pamundur që sot të mbyllësh kutinë e Pandorës së pornos”, – shprehet Anderson.

Sipas saj, prindërit duhet t’u flasin fëmijëve të tyre dhe t’u shpjegojnë se ai që fiksohet pas pornografisë del i humbur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje