Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pamela Anderson dhe Julian Assange, të lidhur?

Pamela Anderson dhe Julian Assange, të lidhur?
February 06
18:34 2017

Vizita e parë i përket muajit tetor, me një drekë vegane dhuratë, më pas një tjetër takim në nëntor, një në dhjetor dhe së fundmi më 21 janar.

Duket se aktorja Pamela Anderson gëzon një simpati të veçantë për Julian Assange. Ish-roja e plazhit të serialit “Baywatch” ka shkuar gjithsej 5 herë në pak muaj për të takuar themeluesin e WikiLeaks, i cili tashmë jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Në dukje, të dy personazhet nuk kanë ndonjë gjë të përbashkët, ama jo gjithmonë gjërat janë ashtu si duken.

Një aktivist politik ka thënë për “Page Six” se Pamela ka marrë me vete gardërobën më seksi të saj sa herë që ka shkuar për të vizituar Assange e mesa duket ai ka qenë gjithnjë fans i aktores. Ama nuk mbaron me kaq, të dy kanë simpati për Rusinë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje