Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pak “Sweet November” nga Flori Mumajesi

Pak “Sweet November” nga Flori Mumajesi
November 16
12:58 2016

Një nga filmat më romantikë që ka bërë shumë njerëz të preken është “Sweet November” e nëse do të hyni në Instagram-in e Flori Mumajesit mund të gjeni pak histori aty. Nëntori ishte muaji i marrëdhënies mes Sarës dhe Nelsonit (personazhet e interpretuar nga Keanu Reeves dhe Charlize Theron). Një histori që duhej të zgjaste vetëm një muaj, por që u kthye në më shumë se aq. Nëntori do të ishte fillimi dhe fundi i marrëdhënies së tyre sa frymëzuese, aq edhe të trishtë…

Pak ditë më parë, Flori Mumajesi postoi videon e këngës së Arilena Arës me titull “Nëntori”. I pëlqen kënga apo historia e saj? A është i trishtë apo frymëzues ky muaj? A e mallkon edhe Flori nëntorin si Arilena?

NËNTORI.. @arilenaaraa YLLI NË BALLË🌟 @darkodimitrov

A video posted by Flori✅ (@iamflorimumajesi) on

Është folur gjatë këto ditë në media për këtë nëntor të Florit, i cili nisi me postimin e një videoje të barkut të një nëne shtatzënë, teksa i kish vendosur bebes të dëgjonte “Ku gabum”. Për Florin kjo ishte “emocionuese deri në ngjethje”… Më pas një shprehje e Pablo Eskobar, ku thuhet se një mashkull ideal dhe një femër ideale nuk mund të rrinë kurrë bashkë… Çfarë po ndodh me Florin? Pse u uron natën e mirë fansave pikërisht me këtë shprehje? Cilët janë këta njerëzit idealë që nuk mund të rrinë dot bashkë?

pablo

Më pas një tatuazh, nën të cilin shkruan: “Nuk dëgjoj”. Nuk dëgjon çfarë flitet rreth e rrotull? Mirë bën në fakt, njeriu duhet të dëgjojë ato që dëshiron vetë.

tat-flor

Vazhdon nëntori i Florit me një nga këngët më prekëse të artistit, “Pa jetë”.  Me një karrierë të gjatë muzikore, në të cilën ka shumë të tjera me histori, pse zgjodhi pikërisht këtë këngë? “Si mund të dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra dashurinë? Kur ti godet e vret aty ku shpirti s’mban”. Janë disa nga fjalët e këngës të cilën Flori zgjedh ta postojë pikërisht në këtë nëntor…

Më shumë sesa “sweet”, ky nëntor në Instagram-in e Florit është nostalgjik… A është vërtet i trishtë për të, apo i pëlqen të na bëjë konfuzë? Mos është ky një paralajmërim që kënga e radhës do të na bëjë vërtet të qajmë? Flori e di mirë se si t’i prekë zemrat, por më shumë di si të ngrejë pikëpyetje duke na lënë të përdorim fantazinë se çfarë po ndodh në jetën e tij “hermetike” e po aq të ndjeshme njëkohësisht. Kjo duket mjaft qartë në këngët që ai shkruan… Po, po, Flori di mirë si t’i prekë zemrat!/Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje