Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pak romantizëm në BMA!

May 23
11:34 2016

...

...
Picture 1 of 2

Gwen Stefani dhe Blake Shelton si dy  adoleshentë të dashuruar në Billboard Music Awards!

Mbrëmjen e djeshme në BMA performancat kanë qenë të shumta dhe njëra prej tyre ishte edhe dueti  i Gwen Stefani dhe Blake Shelton me këngën “ Go ahead and break my heart” . Ata dukeshin më shumë si dy adoleshentë të dashuruar sesa si dy të rritur, martesat e të cilëve kanë rezultuar në dështim.

Fillimisht Shelton e nisi këngën vetëm, deri në një moment kur në skenën e T-Mobile në Las Vegas u shfaq Gwen. Gjatë gjithë performancës, madje që në momentin e parë që ajo u ngjit në skenë, dy këngëtarët nuk ia kanë ndarë sytë njëri-tjetrit për asnjë çast. Vazhdimisht janë shkëmbyer buzëqeshje mes tyre.

E njëjta performancë është përsëritur edhe më 9 maj,  në një event që i bëri bashkë sërish. Ndoshta kjo ishte thjesht një strategji në mënyrë që nga shikuesit të krijohet ideja e një situate romantike. Çifti ka filluar marrëdhënien e tyre pas dështimit të martesave respektive. Dy ditë para BMA, Shalton rrëfeu për Us Weekly se fillimisht mes tyre ka pasur disa “çështje besimi” e  vështirësi si pasojë e marrëdhënieve të mëparshme, por pranoi se ende është surprizë për të se sa shpejt rrodhën gjërat mes tyre. “ Për të gjithë njerëzit, ajo ishte personi i fundit prej të cilit prisja që të më qëndronte pranë dhe të ishte një shpatull apo të luftonte për mua, por ja ku është Gwen”, – është shprehur Shelton.

 

Komento
Shperndaje