Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Pak kohë pas humbjes së bashkëshortit, Luiza Xhuvani i rikthehet skenës

Pak kohë pas humbjes së bashkëshortit, Luiza Xhuvani i rikthehet skenës
October 24
14:06 2019

Pas një shkëputje disa mujore, pas humbjes së bashkëshortit të saj, Gjegj Xhuvanit, Luiza Xhuvani i rikthehet sërish skenës. Luiza iu rikthye sërish dashurisë dhe pasionit që ajo dhe Gjergj Xhuvani ndanin; aktrimit, skenës.  Këtë herë Luiza vjen në një mbrëmje poetike. Bashkë me Ndriçim Xhepën, Xhuvani do t’i dhurojë sërish emocione publikut.  “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” është poema dramatike që do të ngjisë në skenë Luiza Xhuvanin, Ndricim Xhepën dhe Kristian Koroveshin.

Të enjten në datën 7 nëntor 2019, në orën 19:00 publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi.

Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike. Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit.

 

View this post on Instagram

 

Ti nuk je krijuar nga dheu ose uji. Ti nuk je nga ajo botë që rrotullohet me anë të këtij uji e dheu. Forma është ujë i rrjedhshëm, Shpirti është uji i pavdekshëm, RUMI Pas shume pune e perpjekjeje, afersisht 1 vit e gjysme, dua te ndaj nje gje shume te rendesishme timen ne pikpamjen profesionale dhe njerezore. E kam mbajtur te fshehte me padurimin per ta ndare, por edhe i trembur prej supersticionit qe ia them vetes ngahere “mos trego para se te ndodhe”. Sot mezi pres t’i peshperisim yjeve me zerin e shpirtit, pa pasur frike se i trembim driten. “Ti je vepra e fshehtesive te Perendise” peshperin Rumi… Une kete mund t’ia them vetem Luizes per te cilen fjala “perulje” eshte e paket. “Ti je deti i pafund me gure te cmueshem” thote perseri Rumi… Kurse une duhet t’ia them Ndricim Xhepes. Sot kam me vete lumturine dhe friken… Lumturine se do shohim bashke dy prej njerezve qe bejne histori ne artin skenik, ne nje kohe kur gjithcka eshte e perzier, dhe mezi shquhet fuqia e vleres se vertete. Frike prej emocionit, prej besimit te tyre dhe mos valle zgjimit prej endrres te cilen e kam ushqyer qe ne femijeri duke i pare si personazhe sublime. Mezi pres dhe iu ftoj ne nje nate endrre, ne nje dialog per dashurine, per ate te verteten, mistiken, fuqine qe leviz boten, shkruar 11 shekuj me pare dhe qe tingellon me aktuale edhe se sot, duket ideale, e paprekshme, por ne do e prekim bashke me Luiza Xhuvani dhe Ndricim Xhepa.

A post shared by Kristian Koroveshi (@kristiankoroveshi) on

/Blitz.al/

Share