Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pak ditë pas divorcit, mediat shkruajnë se aktorja e njohur është në pritje të binjakëve. Por…

June 01
14:19 2017

Aktorja e njohur Jennifer Garner, nëpërmjet një postimi të mërkurën në mbrëmje, ka përgënjeshtruar lajmin që revista “People” kishte publikuar mbi jetën e saj. Thuhet se revista kishte ngritur dyshime të një shtatzënie të mundshme të aktores pas ndarjes nga Ben Affleck.

“Më kanë thënë se në kopertinën e “People” jam unë dhe në një artikull flitet për mua. Është e pazakontë për mua që të më marrin në telefon njerëzit e mi të afërt dhe të më thonë se paskam harruar t’u them se jam shtatzënë. Aq më tepër sikur jam duke pritur binjakë. Janë kaq qesharake këto shkrime sa mund të injorohen shumë lehtë”,- shkruan Garner.

“Unë nuk kam pozuar për këtë revistë. Ky artikull nuk është i autorizuar nga unë.  Unë kam një familje të mrekullueshme dhe 3 fëmijë. Më mjafton kaq”,- përfundon aktorja.

Duket se ky shkrim i revistës e ka nxehur keqazi aktoren, e cila paraqiti kërkesën për divorc ndaj bashkëshortit të saj në muajin maj.

Nga ana tjetër, vetë revista “People” ka reaguar duke u shprehur se gjithçka është shkruar dhe paraqitur prej tyre është më se e vërtetë. “Historia jonë për Jennifer Garner është më se e vërtetë. Për ta qartësuar nuk përfshin thashetheme dhe nuk thotë se është shtatzënë”,- thuhet në reagimin e revistës së njohur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje