Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pak ditë pas ardhjes në jetë, vajza e Blac Chyna dhe Rob Kardashian u bashkohet rrjeteve sociale

Pak ditë pas ardhjes në jetë, vajza e Blac Chyna dhe Rob Kardashian u bashkohet rrjeteve sociale
November 13
10:07 2016

Blac Chyna dhe Rob Kardashian kanë sjellë në jetë, para dy ditësh, vajzën e tyre të quajtur Dream.  Çifti menjëherë postoi foto të vogëlushes  dhe nuk ka humbur kohë t’i sigurojë një llogari  në rrjetet sociale. Blac Chyna është bërë nënë për herë të dytë, pasi ka edhe një djalë, të quajtur King Cairo, 4 vjeç.

Duket se ajo është familjare tashmë me situatën dhe në Snapchat ka shpërndarë foto teksa ushqen vogëlushen Dream. Jo vetëm Blac, por edhe vëllai i vogël, King, nuk mund t’i rezistonte faktit të ardhjes në jetë të motrës së tij dhe është parë teksa e ushqente me biberon. Që prej ditës së shtunë, Dream ka një faqe në Instagram dhe tashmë ka 55 mijë ndjekës. Kujtojmë se Dream nuk është e vetmja foshnjë me një Instagram të sajin. Fëmijë të tjerë të famshëm, si vajza e Coco Chanel apo Ice-T, janë gjithashtu pjesë e Instagram-it./Blitz.al/

b1

b2

Komento
Shperndaje