Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paguajnë paparacët për ti bërë photoshop fotove të tyre? Ja çfarë flitet për motrat Kardashian

Paguajnë paparacët për ti bërë photoshop fotove të tyre? Ja çfarë flitet për motrat Kardashian
March 15
22:43 2019

Pjestaret e familjes Kardashian janë ndoshta ndër të parat që e kthyen postimin e fotove në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram, në një biznes të mirëfilltë.

Nisur nga ky fakt, ato kujdesen që çdo foto të jetë e kuruar deri në detaj, madje nuk e kursejnë as “photoshop”-in. Por nuk bëhet fjalë për ato modifikimet e vogla që mund t’i bëjmë dhe ne fotove që postojmë për 300 ndjekësit tanë, por për photoshop të mirëfilltë të bërë që në momentin kur paparacët i shkrepin foto në evente të ndryshme. Të paktën kështu thotë teoria më e re konspirative që qarkullon në Hollywood, e mbështetur në këtë pretendim nga kjo llogari Instagrami:

“Disa foto modifikohen nga kompanitë e paparacëve, vip-at i paguajnë për këtë gjë. Kjo është arsyeja pse kur qarkullojnë foto të tyre të bëra nga fansat duken shumë ndryshe. Në këtë krahasim mund të shihni ndryshimin e masës së belit të saj. Të pasmet e saj gjithashtu duken ndryshe.”- shkruhet bashkangjitur me fotot e Kim kjo llogari Instagram-i.

Nuk është sekret në fakt që personazhe të njohur shpesh paguajnë paparacët për ti bërë foto dhe falë aplikacioneve si “Facetune” mund ti rregullojnë këto poza si të duan. Por të paguash fotografët që ta bëjnë këtë për ty? Ky është një nivel tjetër dhe normalisht këtë mund ta bënin vetëm Kardashianët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje