Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Padia ndaj Jim Carrey-t, mund të jetë ai shkaktar i vdekjes së ish-të dashurës së tij

Padia ndaj Jim Carrey-t, mund të jetë ai shkaktar i vdekjes së ish-të dashurës së tij
September 23
18:50 2016

Padia e ngritur ndaj Jim Carrey-it në lidhje me vetëvrasjen e të dashurës së tij ka marrë një tjetër kthesë ditën e djeshme. Pretendohet se Carrey i ka ngjitur Cathriona White herpes pa e informuar atë se vuante nga kjo sëmundje.

Bashkëshorti i White, Mark Burton, është shprehur se Carrey i ka ngjitur tri sëmundje seksualisht të transmetueshme,Herpes Tipi 1, Herpes Tipi 2 (herpes gjenital) dhe gonorre,  sipas një mjeku. Sipas tij, aktori e ka bërë këtë qëllimisht duke mos e informuar White para se të kryenin marrëdhënie. Padia e Burton ngre akuzën se Carry e ka manipuluar, turpëruar, shfrytëzuar dhe ka përdorur përfaqësuesit e tij ligjorë për ta bërë atë të heshtë. Burton ka shtuar se ndoshta edhe femrat e tjera me të cilat Carrey ka shkuar kanë qenë të mashtruara prej tij.

Megjithatë, kujtojmë se në ankesën e së hënës është pretenduar nga Bruton  se aktori i kishte dhënë drogë të dashurës së tij duke i shkaktuar kështu vdekjen, e cila  është konsideruar si vetëvrasje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje