Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pa filluar ende mbrëmja e çmimeve “Oscar”, Ledion Liço e mori çmimin e tij!

Pa filluar ende mbrëmja e çmimeve “Oscar”, Ledion Liço e mori çmimin e tij!
February 26
22:10 2017

Është vënë re nga të gjithë se moderatori Ledion Liço ka qenë një nga ndjekësit më fanatik të filmave të nominuar për “Oscar”. Kjo e ka bërë që të ndërmarrë një projekt në Top Channel për të komentuar përgjatë gjithë natës së sotme, së bashku me të ftuarit në panelin e tij (një prej të cilëve është Alketa Vejsiu), ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Teksa Ledioni po përgatitet, e dashura e tij Sara ka postuar një dedikim shumë të bukur në Snapchat. “E di që ti meriton një çmim “Oscar”, por për momentin mjaftohu me këtë filtrin e Snapchat-it”, – ka shkruar ajo, duke dëshiruar kështu më të mirën për partnerin e saj. 

Le të themi se Ledioni e mori çmimin e tij, mbetet të ndjekim çmimet e vërteta “Oscar” në orën 00:00. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje