Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

P.Diddy ngatërron Selena Gomez me vajzën e garderobës

P.Diddy ngatërron Selena Gomez me vajzën e garderobës
April 15
09:57 2016

Selena Gomez është këngëtare e famshme dhe ka në Instagramin e saj 74.6 milion ndjekës. Por mesa duket nuk është mjaftueshëm e famshme për tu njohur nga Diddy.
Në intervistën e fundit me GQ, këngëtarja ka ndarë një histori qesharake me publikun duke treguar kur Sean John e kishte ngatërruar Selenën me vajzën e garderobës.
Selena ka filluar historinë duke thënë: “ Je e rrethuar nga njerëz të cilët kanë gota shampanje në duar e kur dikush thotë dicka, ata qeshin pa e kuptuar që nuk po bëhet një shaka, përshembull si në momentin kur P.Diddy më dha biletën për të marrë xhaketën e tij. Ai më ngatërroi me vajzën e garderobës.”
Drejtuesi i emisionit Zach Baron ngacmoi këngëtaren duke e pyetur se si ndodhi kjo, si mund të ngatrrohej Selena por ajo duke qeshur ka thënë: “Unë nuk u bëra aspak konfuze madje kam qeshur shumë.”

Etiketimet
Shperndaje