Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Oscars 2019”, zbulohet cili do të jetë komediani që do të moderojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve

“Oscars 2019”, zbulohet cili do të jetë komediani që do të moderojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve
December 05
12:27 2018

Ceremonia e Oscars është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vlerësimit të filmave në mbarë botën por sigurisht dhe një event i madh i showbiz-it.

Aktorët, regjizorët dhe producentët më të famshëm mblidhen në një natë ku përveçse vlerësohen për punën e tyre në filma, komentohen për veshjet dhe sjelljen gjatë ceremonisë. E një mbrëmje si kjo nuk mund ti mungojë një “zot shtëpie” i cili këtë vit do jetë komediani Kevin Hart.

Është bërë traditë tashmë që moderuesi i mbrëmjes është një aktor i humorit ose një nga moderatorët e “late night show” si Jimmy Kimmel apo Ellen, të cilët përgjatë gjithë natës “ngacmojnë” apo hedhin batuta për artistët që ndodhen në skenë apo për çmimet që marrin. Në “Oscars 2019” këtë gjë do ta bëjë Kevin Hart, i cili ka pasur një periudhë shumë të suksesshme me filmat që ka realizuar dhe shfaqjet e stand up-it. Pikërisht aftësia e tij për të bërë stand up dhe batutat në kohë reale është dhe arsyeja pse i është besuar ky rol, por edhe asyeja që ai është një personazh që shet.

Kevin vetë me anë të një postimi në Instagram është shprehur se kjo është ftesa që ai ka pritur të gjithë jetën, sidomos për faktin që është një komedian dhe roli i prezantuesit të Oscars, është ëndrra e çdo performuesi humori. Gjithashtu ai në fund premton që do ta bëjë çdo gjë që këtë edicion të ndarjes së çmimeve ta bëj special. Ne na mjafton që të bëjë sa gjysma e Billy Cristal dhe do jemi të kënaqur. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

For years I have been asked if I would ever Host the Oscars and my answer was always the same…I said that it would be the opportunity of a lifetime for me as a comedian and that it will happen when it’s suppose to. I am so happy to say that the day has finally come for me to host the Oscars. I am blown away simply because this has been a goal on my list for a long time….To be able to join the legendary list of host that have graced that stage is unbelievable. I know my mom is smiling from ear to ear right now. I want to thank my family/friends/fans for supporting me & riding with me all this time….I will be sure to make this years Oscars a special one. I appreciate the @TheAcademy for the opportunity ….now it’s time to rise to the occasion #Oscars

A post shared by Kevin Hart (@kevinhart4real) on

Komento
Shperndaje