Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Orlando Bloom flet për herë të parë pas ndarjes nga Katy Perry. Ende ka diçka mes tyre…

Orlando Bloom flet për herë të parë pas ndarjes nga Katy Perry. Ende ka diçka mes tyre…
April 12
12:34 2017

Prej ditësh mediat kanë shkruar për ndarjen e një prej çifteve më të komentuara të showbiz-it në botë, Orlando Bloom dhe Katy Perry.  Aktori i njohur ka folur për herë të parë që pas ndarjes nga këngëtarja. Besojmë se shumë prej jush i mbajnë mend fotot nudo të  Orlandos duke vozitur në krah të ish-të dashurës së tij në Itali. Ato ishin fotot e para të çiftit të cilat konfirmonin se mes tyre kishte diçka. Për herë të parë, 40–vjeçari ka folur rreth këtyre fotove duke u shprehur se nuk e merrte kurrë me mend se dikush mund të ishte duke e fotografuar.

“Jam fotografuar në 1 milion mënyra të ndryshme, por po ta dija se dikush do të më fotografonte, nuk do e kisha vendosur veten në atë pozitë. Ne kemi ndenjur vetëm për një kohë të gjatë dhe unë kisha atë ndjesinë e lirisë”,- shprehet aktori.

Orlando nuk ngurron të flasë edhe për Katy Perry-n, duke u shprehur se pavarësisht gjithçkaje ata mbeten miq të mirë.

“Ne jemi miq dhe kjo është një gjë e mirë. Ne jemi të dy të rritur. Çdo gjë ka mbetur mes nesh. Është mirë t’u japim një shembull fëmijëve dhe t’u tregojmë se ndarja nuk është urrejtje”.

Ky është një mësim të cilin aktori e mori që pas ndarjes nga Miranda Kerr, me të cilën ka qenë i martuar 3 vite. Pavarësisht ndarjes, ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë./Blitz.al/

Share