Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Oriola poston foton me makeup-in më të mirë, Noizyt nuk i pëlqen: “Balli jot si shpullë”

Oriola poston foton me makeup-in më të mirë, Noizyt nuk i pëlqen: “Balli jot si shpullë”
April 17
14:33 2018

E kemi vënë re tashmë që Noizy dhe Oriola Marashi e cila është dhe e përkëdhelura e “OTR”-së së fundmi, kanë një komunikim shumë të lirshëm në Instagram, aq sa nuk e kanë problem aspak që të ofendojnë me shaka njëri tjetrin.

 

Këtë herë Oriola Marashi ka postuar një foto teksa ka realizuar një makeup shumë të mirë (e jo më kot ka marrë aq shumë komente pozitive edhe nga ndjekësit e saj) por ja tek vjen Noizy dhe i lë një koment që merr gjithë vëmendjen e fotos.

Hotter than Satan’s house @sellmakasumoviq @kacilleshi

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi) on

“Balli jot si shpullë” – i shkruan ai ndërkohë që edhe Oriola ia kthen me të njëjtën monedhë.

“Kush foli, ti që e ke kokën si shpatull” – përfundon ajo.

Në fakt nuk është hera e parë që Noizyt i bëjnë shaka lidhur me formën e kokës së tij sepse edhe Çiljeta, një tjetër këngëtare që është në “OTR” kur e uronte për ditëlindje Noizyn e quante “kokëmadh”.

Gjithsesi të gjitha këto mbeten brenda kontestit të miqësisë dhe marrëdhënieve të mira mes tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje