Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Orgesa Zaimi: Boll u morët me politikë e fe! Lutjuni Zotit për Shqipërinë!

Orgesa Zaimi: Boll u morët me politikë e fe! Lutjuni Zotit për Shqipërinë!
July 17
11:37 2016

Situata e komplikuar në Turqi, ku dy ditë më parë një grup jo i vogël i forcave ushtarake të vendit kërkoi të kryente një grusht shteti që pak orë më pas rezultoi jo i suksesshëm, ka ngritur një valë komentesh e debatesh edhe në Shqipëri.
Pro apo kundër asaj që ndodhi, rrjetet sociale ‘vlojnë’ nga opinionet e ndryshme.

Ndër personat që ka dashur të shprehë mendimin ka qenë edhe këngëtarja Orgesa Zaimi, e cila nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook, ka dashur t’i bëjë thirrje shqiptarëve të mos shqetësohen shumë për problemet e të tjerëve, kur ato ‘të shtëpisë’ janë të shumta!

“Shikoni hallet tuaja, boll menduat për ‘vëllezërit’ e boll na risollët akte diktature apo ushtrie…” – shkruan këngëtarja.

“Lutjuni Zotit për Shqipërinë, lutjuni Zotit që të kemi një ditë një Shqipëri më të jetueshme…” – vazhdon ajo.

Në fakt Orgesa nuk është e vetmja që i qëndron këtij mendimi, pasi edhe të tjerë persona janë shprehur në këtë formë, si për t’ju ‘kundërpërgjigjur’ atyre që kanë shprehur shqetësimin për situatën në Turqi, që në fakt duket disi i ekzagjëruar.

Status Orgesa