Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ora mijëra euroshe e Rozana Radit që askush s’e vuri re!

Ora mijëra euroshe e Rozana Radit që askush s’e vuri re!
February 10
13:06 2018

Edhe pse nuk shquhet për shpenzime marramendëse apo për shuma të mëdha parash për aksesorë, duket se paskemi ditur shumë pak për bizhuteritë e Rozana Radit.

Mbrëmjen e kaluar, moderatorja dhe këngëtarja e njohur ishte pjesëmarrëse në një prej eventeve në kryeqytet dhe postoi në Instagram një foto ku shfaqej me një gotë në dorë… dhe me një orë.

Në pamje të parë, ora nuk na u duk aq e thjeshtë e për këtë, ne të Blitz.al kërkuam e zbuluam se ora ëhtë Lancaster, qeramikë e zezë dhe “full diamant”.

Ora është e zbukuruar me 571 diamantë 4.34 karatësh dhe kushton plot 3900 euro.

Nuk e dimë nëse ky aksesor është dhuratë apo e blerë nga vetë Rozi, por mund të themi se orë të tilla shohim shumë rrallë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje