Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Oops!..” Britney Spears zhgënjen në MTV?

“Oops!..” Britney Spears zhgënjen në MTV?
August 29
11:40 2016

Kur MTV shpalli Britney Spears si një nga performueset potenciale të këtij viti, të gjithë ishim tepër të emocionuar për rikthimin e këngëtares pas 9 vitesh në skenën e VMA-së.

Nxitur nga publikimi i albumit të fundit, “Glory”, Britney pritej të kishte një  nga performancat më ikonike në ceremonitë e ndarjes së çmimeve.

Gjithë kjo pritshmëri nuk u shpërblye aq mirë nga Britney, ndoshta nga fakti se ajo u ngjit në skenë menjëherë pas performancës së fuqishme të Beyonce-s ose ndoshta nga mungesa e mobilizimit të “skuadrës” së saj.

Ajo performoi bashkë me G-Eazy këngën e tyre më të fundit, “Make Me…Oh”, me një veshje që të kujton vitet 2000 dhe me lëvizjet karakteristike të Britney-t. Në rrjetet sociale, Spears nuk është lavdëruar për prezantimin e saj pas performancave si “I’m a Slave 4 U”, “Baby One More Time” dhe “Oops!…I Did It Again”.

A pati Britney një nga performancat e saj më të mira? Jo, por bëri sa kishte mundësi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje