Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Olti Curri “trullos” Rozana Radin

April 09
17:29 2016

12992187_10208544537042130_1342807162_n

Sonte në mbrëmje programi argëtues “Sfida” në Digitalb do të vendosë përballë njëri-tjetrit të tjerë personazhe televizivë. Olti Curri, Rozana Radi dhe Elona Duro do të luajnë kundër Noizy-t,  Çiljetës dhe Elgit Dodës. Edhe sonte do të ketë “luftë” për fitoren, e cila mund t’u japë mundësinë e ndjekjes së ekipit kombëtar në Kampionatin Europian. Blitz.al ka mësuar se një incident ka bërë që të ndërpritet regjistrimi për disa minuta. Gjatë njërës prej sfidave, Olti Curri ka bërë Rozin “çekiç” për të çarë murin e pas kësaj Rozi ka rënë në tokë dhe nuk po ngrihej dot.

Kjo nuk është hera e parë që Rozana dëmtohet gjatë një spektakli. Kujtojmë që edhe tek “Dance with me” dhe “Your face sounds familiar” ka pësuar dëmtime fatmirësisht jo të mëdha. Le të shpresojmë që “çekiçi” t’i japë fitoren skuadrës së saj sonte.

12966547_10208544536202109_188322128_n 12968653_10208544594163558_961370576_n

 

Komento