Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Olti Curri kritikon Zhejin, Bushatin, Fevziun etj: “Hiqeni si CNN.com, por ngjani me tullumbaci.al”

Olti Curri kritikon Zhejin, Bushatin, Fevziun etj: “Hiqeni si CNN.com, por ngjani me tullumbaci.al”
September 15
16:06 2016

I ftuari i puntatës së kaluar të emisionit “da’SARA”, ishte blogger-i i njohur Olti Curri, i cili foli për problemet shqetësuese të mediave sociale dhe portaleve.

Ai u pyet nga drejtuesja e emisionit, Dasara Karaiskaj, rreth debatit që Curri ka pasur me një faqe anonime në rrjetin social Instagram dhe përgjigjja e tij ishte: “Unë nuk e kam problemin fare me këto faqe sepse nuk është njëlloj sikur të firmosësh poshtë me emrin tënd dhe të firmosësh poshtë me emrin anonim. Problemi qëndron tjetërkund”.

Më pas, Olti ka shtuar: “Problemi është nëse ato që thonë këto faqe menjëherë i bën lajm portali i Artur Zhejit. Për mua në ato momente Zheji është njësoj si Vipat e Bllokut. Kaq! Portali i tij në këtë rast, 360Gradë, është Vipat e Bllokut!”.

Më pas, ai ka kritikuar portalet që marrin për bazë ato që shkruajnë faqe anonime në rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo Tëitter: “Ata mund të mendojnë për portalet e tyre se kanë CNN.com, por jo! Këtë gjë e bëjnë edhe portale të tjerë e të tjerë… Unë e kuptoj shumë mirë problemin e këtyre [portaleve]. Duan klikime, duan të nxjerrin ato tabulatet që i çojnë te sponsori”.

Blogger-i ka treguar se problemi nuk qëndron te fakti nëse këto faqe anonime shkruajnë apo ç’ka ato shkruajnë, por problemi qëndron nëse këto postime bëhen lajme nga portale që kanë nga pas emra të njohur që kanë bërë gazetari, si Andi Bushati, Anila Basha, Armand Shkullaku dhe Blendi Fevziu dhe jo nga portale të panjohura. “Po flasim për portale që kanë nga pas emra si Bushati, Shkullaku, Anila Basha apo Blendi Fevziu, të cilët kanë bërë gazetari. Po nëse të përmend shishja.com apo tullumbaci.al mua nuk më intereson fare!”

“Jemi bërë si ata këngëtarët që bëjnë sa të duash balada, por duhet të bësh edhe një këngë reggaeton se përndryshe nuk bën dot koncert”, – kjo është shprehja me të cilën Olti ka dhënë një panoramë më të qartë të portaleve në Shqipëri. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje