Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Olti Curri: “Këngën Magjike” dua ta fitojë…

Olti Curri: “Këngën Magjike” dua ta fitojë…
December 09
18:16 2016

“Kënga Magjike” do të rikthehet nesër në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve, ku do të mësojmë edhe fituesin e këtij edicioni të 18-të. Por siç kemi të gjithë të preferuarit tanë, edhe anëtari i jurisë së këtij spektakli, Olti Curri, ka artistët e tij të preferuar, që nuk ngurron t’i bëjë publik.

Në një intervistë për In Tv, Curri ka thënë se të preferuarit e tij janë këngëtarët Artiola Toska dhe Bruno, të cilët konkurrojnë me këngën “Mirëmëngjes dashni”.

Kjo këngë u kthye në fenomenin e rrjeteve sociale, por mbrëmë këngëtarët ngritën peshë publikun me performancën e tyre “live” në Pallatin e Kongreseve./Blitz.al

IN @ KM 2016: Kush e fiton Kengen Magjike sipas Olti Currit? @olticurri

A video posted by IN tv (@intvalbania) on

Komento
Shperndaje