Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Olti Curri, #feelingParisHilton

Olti Curri, #feelingParisHilton
June 04
11:46 2016

Në dhjetor të 2013 kur u nda nga jeta Nelson Mandela, të gjithë rrejtët sociale siç ndodh zakonisht, kanë postuar ngushëllimin “R.I.P Nelson Mandela” dhe kanë vendosur fotografi apo shprehje të të ndjerit. Mirëpo, Paris Hilton ka habitur të gjithë ndjekësit kur përbri ngushëllimit për Nelson Mandela-ën ka vendosur foton e aktorit Morgan Freedman. Në atë kohë rrjetet sociale “shfrenuan fantazinë” duke shpërndarë më pas meme tallëse për Paris Hilton, më së shumti duke përdorur batutën se kjo e fundit është bionde, ndaj dhe mund ti lejohen të tilla lapsuse.

Duke iu referuar këtij rasti që bëri vërtetë bujë, paraditen e sotme opinionisti dhe blogeri Olti Curri, që njihet nga publiku shqiptar për postimet e tij me humor dhe ironi te hollë, ka preferuar të bëjë një shaka për të ngjarë si Paris Hilton. Për vdekjen e legjendës së boksit, Muhammad Ali, Olti Curri ka postuar në Instagram fotografinë e gazetarit Muhamet Veliu dhe ka shkruar: “R.I.P Muhamet Veli” dhe ka vendosur disa hashtag-e si #feelingblonde (duke u ndjerë bjonde) dhe #feelingparishilton (duke u ndjerë si Paris Hilton). Nga komentet e ndjekësve duket se disa e kanë keqkuptuar humorin e Olti Currit por ata që e kanë kuptuar, kanë qeshur vërtetë shumë.

Më poshtë ndiqni postimin e Paris Hilton për vdekjen e Mandela-ës dhe postimin humorisitik të Oltit:

Olti Curri - Instagram

Olti Curri - Instagram
Picture 1 of 2

 

 

Komento
Shperndaje