Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Olsi mendjemadh? Flet Lorenc Hasrama: “Është ndër njerëzit që nuk do t’ja merrja parasysh këtë!

Olsi mendjemadh? Flet Lorenc Hasrama: “Është ndër njerëzit që nuk do t’ja merrja parasysh këtë!
February 10
18:55 2019

Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku janë miq të mirë që prej vegjelisë e veç kësaj ata së fundmi kanë bërë edhe dy bashkëpunime “Si të flas” dhe “Opium”.

Lorenc Hasrama ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën këtë të shtunë, ku ka rrëfyer shumë detaje nga jeta, karriera si dhe miqësia me Olsin.

Ai është pyetur nga gazetarja nëse Olsit i është rritur paksa mendja, por përgjigja e Lorencit ka lënë të kuptohet që kjo nuk është e vërtetë, thjesht ai është shumë i angazhuar.

“Është ndër të vetmit njerëz që nuk do t’ja merrja parasysh asnjë lloj gjëje, e para është shumë i sjellshëm dhe s’ka arsye. E dyta Olsi ka dy profile, mos harroni! Atë javë që merret me këngën ose klipin, ka edhe emisionin për të xhiruar, ka tekste me shkrujt, që është 1 ore e gjysëm për tu mbajtur”.- ka thënë këngëtari.

Pra pavarësisht arritjeve, Lorenci pohon se Olsi vazhdon të mbetet i njëjt me atë që fillimisht kemi parë në ekran./Blitz.al/

Komento
Shperndaje