Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Obama përshëndet aktoren e njohur në “darkën e fundit”

May 03
10:37 2016

Në darkën e tij të fundit për korrespondentët në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka gjetur çështjen që ka bashkuar mbështetësit e tij dhe ata që e kritikojnë: Helen Mirren!

“Helen Mirren është këtu sonte me ne. Nuk bëj shaka kur them që ajo është e mahnitshme”, – ka thënë presidenti në largim i SHBA-ve përballë të ftuarve.

Mirren njihet si një thesar për kinematografinë, jo vetëm britanike apo amerikane, me role nga më të ndryshmet e në produksione tepër të njohura, si “Woman in Gold”, “The Queen” etj., si dhe me dhjetëra çmime të fituara.

Aktorja u shfaq në eventin e Shtëpisë së Bardhë e veshur me një fustan ngjyrë lejla dhe me një tatuazh në nder të Prince, i cili u nda nga jeta javën e kaluar.

Etiketimet
Shperndaje