Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

O sa qejf t’kam pas… Po ku humbe?

O sa qejf t’kam pas… Po ku humbe?
September 30
11:25 2016

Fundi i viteve 1990 dhe fillimi i viteve 2000 shënoi edhe një “revolucion” në realizimin e videoklipeve dhe shumë prej tyre transmetoheshin gjatë gjithë ditës në televizionet muzikore. Kujtojmë me nostalgji edhe tre festivale, “Kënga Magjike”, “Mikrofoni i artë” dhe “Top Fest”, që në atë kohë ngjitën në skenë shumë artistë, por që për disa prej tyre shkëlqimi mbeti vetëm aty. Këngë të cilat dëgjoheshin kudo, por sot këngëtarët që i kënduan nuk dihet se ku janë… Ku humbët more shokë?

Janë dy mundësi: Ose ishte një hobi i momentit ose e kuptuan që nuk do t’ia dilnin dot dhe u tërhoqën në momentin e duhur. Pa diskutim që na kanë lënë shije të mirë pasi këto këngë pëlqehen edhe sot. Shkëlqimi i një periudhe të shkurtër kohe i bëri të famshëm për pak, ndërsa tani ndoshta edhe ata vetë dëgjojnë me nostalgji këngët që u pëlqyen aq shumë shqiptarëve dikur. Ne kemi zgjedhur disa prej tyre, shijojini edhe ju! /Blitz.al/

Shperndaje