Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“O diell të hëngsha mu***!” – Pse ‘u çmend’ Andi Bejtja?

June 23
19:15 2016

Bejtja4

Aventura e Kombëtares Shqiptare të futbollit ka mbajtur ‘pezull’ miliona shqiptarë brenda e jashtë vendit për ditë me radhë, edhe pse tashmë rrugëtimi u mbyll pas ndeshjes me Rumaninë.

Komentet rreth paraqitjeve, rreth mundësive të humbura apo atyre që na presin kanë qenë të shumta, nga tifozë apo profesionistë e analistë të futbollit.

Edhe sot kur Kombëtarja kthehet në shtëpi, nuk kanë munguar komentet e shumta nga personazhet e njohur të ekranit. Një ndër ta ka qenë edhe gazetari e analisti i njohur Andi Bejtja, i cili me një seri të njëpasnjëshme publikimesh në profilin e tij në Facebook ka dashur të shprehë mendimin rreth pritjes që po i bëhet futbollistëve dhe stafit.

“Me kë janë mërzitur njerëzit që nuk dolën për të pritur Kombëtaren, me rezultatet e saj apo ato të qeverisë?” – shprehet Bejtja në një nga statuset, duke iu referuar edhe pritjes së organizuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ishte prezent edhe në momentin e zbritjes së futbollistëve nga avioni.

“Nuk e di, meqë e kanë Ministrinë e Shëndetsisë përballë tani që janë tek Ministria e Jashtme, a do i çojnë lojtarët e shkretë të Kombëtares të bëjnë ‘check-up’-in shëndetësor falas?” – shton ai më tej, duke ironizuar një nga ato që ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e quan arritje të kësaj ministrie.

Por nuk ndalet me kaq, më tej shton:

“O populli i Tiranës, na shpëtove që nuk dole të presësh Kombëtaren, se do linim nam duke dalë në çdo televizion të botës për keq, e do na tallnin. Për të qenë brenda po e them dhe këtë: o diell që je kaq i nxehtë, të hëngsha mu***!”

Në fakt e çuditshme duket gjithë kjo revoltë e analistit, që në të vërtetë nuk kuptohet qartë nëse e ka me rezultatet e Kombëtares apo vetëm me qeverinë.
E vërteta është se jo çdo ditë i thuhet dikujt apo diçkaje “të hëngsha mu***”, e për këtë me siguri Bejtja do ketë pasur një arsye të fortë!

Komento