Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nxjerr gishtin e mesit në ceremoninë hapëse të botërorit, Robbie Williams rrezikon burgun

Nxjerr gishtin e mesit në ceremoninë hapëse të botërorit, Robbie Williams rrezikon burgun
June 14
21:32 2018

Sot zyrtarisht ka nisur kampionati Botë ror i futbollit Rusi 2018. Ceremonia hapëse ka qenë  e magjishme me shumë  efekte të  veçanta të  cilat kanë  lënë pa fjalë  të pranishmit por edhe ata që  po e ndiqnin nga TV.

Ka qenë  Robie Williams ai që ka kënduar në  këtë ceremoni por gjesti që ai ka bërë në një ndër kamerat që po e xhironte i ka habitur të gjithë. Ai teksa kërcente ka nxjerrë  gishtin e mesit e më pas është larguar. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe komentues të shumtë e kanë konsideruar si të pahijshëm veprimin e këngëtarit.

Siç  shkruhet edhe në mediat e huaja tashmë Robbie Williams mund të rrezikojë edhe burgun në qoftë se veprimi konsiderohet i qëllimshëm.

Ai mund të dënohet për sjellje të pahijshme ne publik dhe mund të marrë edhe gjobë .  Thuhet se ai e tregoi gishtin e mesit kamerës, për t’ju përgjigjur kritikave që ka marrë për faktin se ka pranuar të jetë pjesë e kësaj ceremonie, me ftesë të Vladimir Putinit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje