Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nxirrini që aty se janë gjynah!”- Olti Curri kërkon daljen e çiftit nga “Big Brother”

“Nxirrini që aty se janë gjynah!”- Olti Curri kërkon daljen e çiftit nga “Big Brother”
March 26
15:13 2017

Opinionisti i “Big Brother” në “Fan Club”, Olti Curri, ka kërkuar largimin e një çifti nga shtëpia e BB.

Në puntatën e radhës të këtij emisioni, një ditë pas mbrëmjes së javës së dytë të “Big Brother”, Olti, i njohur për opinionet e drejtpërdrejta, ka thumbuar disa prej banorëve.

Fillimisht ai ka prekur banorët që qajnë, duke kërkuar të jenë më të fortë ose të largohen, pasi ajo është lojë dhe, sipas tij ka edhe ngacmime dhe “tërheqje hunde”, siç është rasti i Damianos pak ditë më parë ndaj Benardit, i cili më pas shpërtheu në të qara.

Por më pas Olti foli edhe për situatën e çifteve dhe ata që ai i shikon më jashtë loje.

Për Ejonën dhe Ademin, ai tha se janë totalisht jashtë loje dhe të “mbytur” nga banorët e tjerë që janë më të hedhur.

“Nxirrini jashtë se janë gjynah dhe nuk kanë çfarë të bëjnë aty brenda”,- tha Olti.

Gjithashtu ai foli edhe për Kein dhe Vivin, që gjithashtu, sipas tij, nuk kanë çfarë të japin aty brenda, pasi njëra është aktive, kurse tjetra fle.

Ndërkohë që brenda shtëpisë së “Big Brother” ethet e noniminit duket se i kanë zënë Kein dhe Ademin ende pa filluar mirë java.

Pas javës së parë thuajse në heshtje, Ademi ka filluar të bëhet agresiv dhe ka debatuar me Kein, pasi i ka folur keq Ejonës.

Ndërsa Kei i thotë Ademit se Ejona ndërhyn kudo, ai përgjigjet se kjo nuk është arsye që ajo të sillet keq.

“Ti tregon edukatën tënde. Nëse të bezdiste, duhej t’i thoshe më fal Jona, por po flas me dikë tjetër”.

Kurse Kei i përgjigjet: “Nuk i flas me të butë për gjynah”.

Gerta ndërhyn në debat, duke dalë në mbrojtje të Ejonës. “Nëse ti i thua një banori stop, na ke thënë të gjithëve, sepse këtu jemi të barabartë të gjithë”, – thotë ajo.

Ndërsa Ejona thekson se Kei e ka ndaluar për shumë gjëra në shtëpi. “Ti edhe kur përqafoj Ademin më thua çfarë bën”,- u shpreh ajo.

/Blitz.al/

Shperndaje