Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nxehet Aurela Gaçe, u drejtohet disa gazetareve: Tyryfyçka vajza!

Nxehet Aurela Gaçe, u drejtohet disa gazetareve: Tyryfyçka vajza!
September 08
14:53 2016

E ftuara e radhës në rubrikën e intervistave në emisionin “Thumb” këtë të shtunë do të jetë Aurela Gaçe. Kohët e fundit këngëtarja është shkëputur nga muzika për shkak të shtatzënisë dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë.

Në intervistën e zhvilluar me dy moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, këngëtarja ka shpërthyer kundër gazetareve. Ajo u është referuar atyre me fjalën “tyryfyçka”.

Ndodh shpesh që mediat shkruajnë artikuj të cilët cënojnë privatësinë e personazheve apo publikohen lajme të pavërteta e të pakonfirmuara. Në lidhje me situata të tilla, Aurela ka rrëfyer në “Thumb” se çfarë kanë bërë këto gazetare, të cilave ajo u referohet me një emërtim të tillë. Për të zbuluar më shumë se për çfarë bëhet fjalë duhet të presim transmetimin e emisionit ditën e shtunë, në Top Channel, në orën 20:05./Blitz.al/

Komento
Shperndaje