Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuse më të çmendur s’kam parë!”- Luana zbulon bisedën me Marinën pak para dasmës

“Nuse më të çmendur s’kam parë!”- Luana zbulon bisedën me Marinën pak para dasmës
September 10
14:25 2017

Mbrëmjen e sotme, e gjithë vëmendja e publikut shqiptar do të jetë drejt Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit, të cilët do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre disavjeçare. Pa diskutim që më të emocionuarit janë nusja dhe dhëndri, sidomos Marina e cila si të gjitha vajzat është në ankth se si do të shkojë mbrëmja e sotme.

Ajo që duron dhe sheh nga afër gjithçka përjeton Marina është Luana.

Moderatorja e njohur ka postuar në Instastory një foto  shkëputur nga një bisedë që është duke bërë me Marinën ku e quan atë “nuse të çmendur”.

“Pupu, s’kam pa nuse të tillë!”- shprehet Luana.

“Do të bëj kështu pyetjesh sot”,- i shkruan Marina.  Me sa kuptohet nga biseda,  “nusja” e ardhshme i kërkon këshilla motrës së saj më të vogël, pyetje të cilat Luana i quan të çmenduara. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje