Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk u mbajtua me prezantueset “topless”, Zjarr Tv zhvesh tashmë meshkujt  që prezantojnë edicionin e lajmeve!

Nuk u mbajtua me prezantueset “topless”, Zjarr Tv zhvesh tashmë meshkujt  që prezantojnë edicionin e lajmeve!
June 12
13:57 2018

Përfundimisht, “Zjarr Tv” e ka ndarë mendjen: do bëjë famë me ‘meme’ më tepër se sa me përmbajtje dhe në një farë mënyre, në botën e rrjeteve sociale që po jetojmë duket se është një formulë e mirë për të bërë zhurmë.

“Zjarr Tv” u bë e njohur si fillim për faktin që prezantueset e lajmeve dilnin pa reçipeta, vetëm me një xhaketë sipër dhe ishin mjaft të kuruara në fytyrë duke përdorur më shumë makiazh se sa zakonisht përdorin spikeret e lajmeve.

Epo atëherë kur menduam se “gjetja” e këtij televizioni u konsumua, drejtuesit kanë menduar të bëjnë të njëjtën gjë me meshkujt.

Sipas pamjeve që ka siguruar “Gazeta Express” tashmë meshkujt prezantues të edicioneve të lajmeve në “Zjarr Tv” dalin veshur vetëm me një xhaketë, ndërkohë që poshtë saj nuk mbajnë të veshur asnjë rrobë.

Po pas kësaj, çfarë do na shohin sytë? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje