Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk mund të fle me këdo”-Cardi B flet për njohjet e reja romantike pas ndarjes

“Nuk mund të fle me këdo”-Cardi B flet për njohjet e reja romantike pas ndarjes
February 07
23:26 2019

Cardi B është personazhi i radhës në kopertinën e “Harper’s Bazaar” për të folur për lidhjen me ish-bashkëshortin OffSet, të bijën Kulture dhe suksesin në muzikë. E pyetur nëse do të rikthehet me Offset, këngëtarja ka preferuar të thotë vetëm pak:

“Nuk e besoj. Por ku i dihet? Asnjëherë nuk i dihet, nuk mund të them asgjë.”

Pasi kalon atë vetminë post-ndarjes, është normale që të fillosh të njihesh dhe të dalësh me njerëz të tjerë. Por për Cardin për momentin nuk është e pranueshme.

“Kam një fëmijë dhe jam gjithashtu e famshme. Prandaj nuk mund të fle me këdo. Njerëzit flasin. E ke parasysh, nëse dal me dikë nga industria e muzikës, atëherë bëhet një person më shumë nga industria. Nëse dal me dikë jo pjesë të muzikës, ai mund të mos e kuptojë mënyrën time të jetesës.”- është shprehur ajo.

Që pas njoftimit se i tha fund martesës, ka marrë pafund mesazhe nga djemtë por ka vendosur t’i injorojë.

“Është thjesht “Mik, pse do doje të më ngacmosh menjëherë? Je i çuditshëm.” Nëse mendon se do hidhem menjëherë te ty pas një martese, kjo do të thotë që ti mendon se unë jam e pamoralshme. Por unë nuk jam. Kam një fëmijë- duhet të tregoj një shembull.”- ka përfunduar Cardi B.

Fokusi i saj tani është vetëm e bija dhe karriera muzikore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje