Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk më ka pasur pranë në asnjë ditëlindje”- Rita Lati rrëfen sakrificat e rritjes së Rozës

“Nuk më ka pasur pranë në asnjë ditëlindje”- Rita Lati rrëfen sakrificat e rritjes së Rozës
April 14
08:23 2019

Roza dhe Rita Lati janë një ndër dyshet nënë e bijë, më të pëlqyera të ekranit. Ato gjithnjë e kanë treguar hapur afërsinë e madhe që kanë me njëra-tjetrën, por të qenit mama për Ritën nuk ka qenë gjithnjë aq e thjeshtë. Ditën e djeshme në “Xing me Ermalin”, ajo ka treguar për sakrificat e rritjes së Rozës, por edhe për ish-bashkëshortin.

“Unë u martova si gjithë dynjaja, o merrja burrë o s’ka. Sa shkoja në shtëpi nëna ime thonte se i ngela në derë. Babai i Rozës ishte artdashës, kaluam bukur, por pastaj filluan problemet shëndetësore. Do jetonte po të mos kishte ato probleme. Le të ishim pa njëri-tjetrin, por ai të ishte për Rozën. Duhet figura e babait. Roza nuk do ishte kaq e çmendur po të kishte babain, do mblidhej, prandaj them që babai është i rëndësishëm në jetën e fëmijëve. Gjithsesi jam munduar unë të bëj nënën, babain, motrën, vëllain. Kryesorja është që Roza u rrit dhe nuk i mungoi asgjë. Bëra të pamundurën të bëhej shoqe me mua. Ishte 10 vjeç kur e vija në gjumë me telefon sepse gjithë fundjavat e mia ishin majë avionit. Më paragjykojnë, çfarë mami është kjo thonë, por duhet të dinë që Roza nuk e ka pasur pranë Ritën në asnjë ditëlindje dhe asnjë festë. Çdo nënë mundohet të plotësojë më vonë të gjitha ato që nuk ja ka dhënë dot. Kam bërë plot gabime, por unë jam shumë e lumtur që Roza është vetvetja dhe thotë atë që ndjen.”- ka rrëfyer Rita.

Dhe kjo histori vlen për të na kujtuar të duartrokasim çdo arritje e fytyrë të qeshur, sepse pas tyre fshihet një histori e gjatë dhe jo e lehtë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje