Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk më duhet një mashkull për të bërë fëmijë”- këngëtarja e njohur flet për dëshirën e të qenit mama

“Nuk më duhet një mashkull për të bërë fëmijë”- këngëtarja e njohur flet për dëshirën e të qenit mama
April 14
10:45 2019

Dëshira për të qenë mama nuk ka pse të mos realizohet vetëm prej faktit se nuk ke një mashkull pranë. Këtë mendim ka shprehur dhe këngëtarja e njohur, Cheryl. Ajo dëshiron të bëhet mama sërish dhe po konsideron të gjitha opsionet që ta realizojë, edhe pa qenë në një lidhje. Dhurimi i spermës është një ndër mënyrat që ajo ka menduar:

” Kam një mik që ka 2 fëmijë nëpërmjet donatorëve të spermës. Jo çdo gjë duhet të jetë tradicionale. Mund të kalosh vite duke kërkuar për të duhurin, duke pritur për kohën perfekte për të ngelur shtatzënë, e më pas zbulon që i duhuri është i gabuari. Sigurisht që ka rrugë të tjera që do konsideroj.”

Cheryl është nënë e një djali, Bear i cili lindi nga lidhja e saj me ish të dashurin, Liam Payne. Ata u ndanë vitin që shkoi, dhe këngëtarja ka treguar që e gjitha ka ndodhur pa të bërtitura dhe me mirëkuptim, e gjitha për hir të fëmijës së tyre.

“Liam është një baba i mrekullueshëm. Ai është më i butë se unë. Por është kjo që është dhe unë jam në rregull.”- është shprehur Cheryl për “The Telegraph”.

Liam tashmë aludohet të jetë në një lidhje me supermodelen Naomi Campbell, ndërkohë që mesa duket Cheryl po gjen mënyrën për t’u bërë sërish mama, pa pasur nevojën e një mashkulli. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje