Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk ka më vend për dyshime, publikohet ftesa e dasmës së Elita Rudit dhe Gjikos

Nuk ka më vend për dyshime, publikohet ftesa e dasmës së Elita Rudit dhe Gjikos
September 14
10:45 2018

U fol shumë për një martesë të mundshme të reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi që në muajin korrik. Por data që u publikua në media nuk rezultoi  e saktë dhe muaji gusht kaloi pa asnjë dasmë. Pak ditë më parë qarkulloi një tjetër datë dhe ishte 23 shtatori. Por tashmë çdo gjë është zbuluar dhe nuk ka më vend për dyshime, Prive ka siguruar një ftesë të dasmës së çiftit që duket është e familjarëve të Gjikos.

Një ftesë shumë finë ku dallohet mjaft mirë se ku do të mbahet ceremonia dhe sigurisht data e saktë që edhe pse nuk duket mirë bëhet fjalë për 21 shtatorin, të premten e ardhshme.

Tashmë kanë nisur edhe përgatitjet siç shihet edhe në një foto të publikuar nga moderatori Labinot Gashi . Nuk dihet nëse dasma do të jetë publike dhe me praninë e mediave por e sigurt është që ndonjë video nga të ftuarit do ta kemi por gjithsesi na duhet të presim deri të premten e ardhshme.

 

Komento
Shperndaje