Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk ka më ndarje! Velinat e “Fiks Fare” dhe “Stop” do të jenë “njësoj”

Nuk ka më ndarje! Velinat e “Fiks Fare” dhe “Stop” do të jenë “njësoj”
September 04
20:48 2017

Ditën e sotme, në ekranet shqiptare ka startuar sezoni i ri televiziv. Pak minuta më parë, në dy televizionet kryesore, “Tv Klan” dhe “Top Channel”, kanë nisur maratonën e transmetimit dy emisionet investigativë, “Fiks Fare” dhe “Stop”.

Përveç moderatorëve, të cilët marrin vëmendjen kryesore të programit, një pjesë e rëndësishme e këtij formati janë edhe dy vajzat bukuroshe, belinat, të cilat prej vitesh kanë qenë një bionde dhe një brune.

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më parë, velinat e këtij sezoni nuk janë më vajzat e edicionit të kaluar, por ky nuk  është ndryshimi i vetëm. Këtë sezon nuk do të ketë më një bionde dhe një brune, por dy bukuroshe brune.

Devisi dhe Dori në “Fiks Fare” janë shfaqur përkrah dy bruneve sot në emision, ndryshe nga sa i kishim pritur. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Gentin dhe Saimirin në “Stop”, të cilët kishin dy partnere të reja brune në krah mbrëmjen e sotme.

Duket se të dy emisionet kanë preferuar të “thyejnë” paksa rregullin e përhershëm të këtij formati. Megjithatë, vajzat janë vërtet shumë të bukura./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje