Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk ka më dyshime, Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bashkë

Nuk ka më dyshime, Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bashkë
July 10
13:12 2016

Nëse keni dyshuar se Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë rikthyer apo jo, tashmë mund të bindeni se ata janë bashkë.
Modelja ka postuar një fotografi në Instagram ku shfaqet duke u puthur me të dashurin e saj.
“Gjërat janë sërish normale mes tyre. Ata patën një periudhë të vështirë. Gigi ishte aty në momentet e vështira të Zayn dhe kjo e forcoi lidhjen e tyre, jo vetëm i rilidhi por i bëri më të afërt se kurrë”,- rrëfen një burim për revistën E! “Ata janë duke kaluar kohë vetëm jashtë syrit të medias. Zayn pati disa probleme personale dhe tani ndihet më mirë me ndihmën e Gigi-t dhe të miqve më të afërt”, – shtoi burimi.
E pra, pas shumë thashethemesh për ndarje ka edhe lajme rikthimi.

squish ya

A photo posted by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Komento
Shperndaje